Puna dhe flukset


I ashtuquajturi "DEKRETI I FLUKSEVE" cakton çdo vit numrin e kuotave për tu përdorur për kthimin e lejave të qëndrimit nga studim/praktikë/ punë sezonale në lejë për punësim nga dikush/ose të pavarur dhe numrin e kuotave të dedikuara për hyrjen e kategorive të veçanta të punëtorve extrakomunitarë që banojnë jashtë shtetit.

Hyrja e qytetarëve jo komunitarë në Itali për punë të varur jo sezonale, sezonale dhe për punë të pavarur kryhet brenda kuotave të hyrjes nga dekreti.

Prandaj, Vizat e hyrjes për arsye pune, jepen brenda kushteve e përfshihet nga numri i caktuar.

Për tu futur te kjo procedurë është e nevojshme të pritet publikimi i dekretit të flukseve për të dërguar kërkesën sipas kohës dhe udhëzimeve të shpjeguara në dekret.

KUSHTET për lëshimin e autorizimit (nulla osta) saktësohen në “dekreti flukseve”, por, në përgjithsi, janë këto që ndjekin: 

· Punëdhënsi të ketë të ardhura të paktën sipas kufirit të caktuar;

· të ketë sistemim banese për punëtorin e huaj;

· propozim kontrate banimi që të përfshijë elementët themelorë të marrëveshjes (lloji i punës, orarin, contratën e punës), me zotimin për të paguar udhëtimin e kthimit të qytetarit të huaj në Vendin e origjinës ose të prejardhjes në rast procedure largimi;

· deklaratë që nuk ekzistojnë arsye pengese për hyrjen e punëtorit të huaj. 

AUTORIZIMI I PUNËS TË VARUR NË RASTE TË VEҪANTA
Për disa lloje marrëdhnie pune, ligji parashikon hyrjen në Itali pa kufi në kuotat.

Punëdhënësi duhet të paraqesi kërkesë autorizimi eskluzivisht me anë të plotësimit on-line të formularit të posaçëm në adresën web https://portaleservizi.dlci.interno.it/AliSportello/ali/home.htm 

Për tu futur në proçedurat e përshkruara, është e nevojshme të hysh në Portalin me SPID (Sistemi Publik i Identitetit Dixhital). Nuk lejohet hyrja me e firmave as me domini të lidhura me postë elektronike "të përkohshme".

PROҪEDURA

Punëdhënësi që do të punësojë një punëtor që banon jashtë shtetit duhet të dërgojë kërkesë telematike, brenda kohës e datave të parashikuara nga dekreti i flukseve, në adresën web AliSportello duke plotësuar formularin e posaçëm e të bashkëngjisin me të dokumentat e parashikuara për çdo tip kërkese nëprmjet seksionit të posaçëm "Upload Allegati".

Hyrja në Portali për të prezantuar këto kërkesa bëhet eksluzivisht me kredenciale SPID.  

Mbasi të jetë dërguar kërkesa, të gjitha komunikimet e mëtejshme që kanë të bëjnë me të do të dërgohen në mënyrë telematike në homepage personal të Portalit Servizi ALI në seksionin e posaçëm e mund të konsultohen në pjesa COMUNICAZIONI.

Sporteli Unico për Migrimin ka përgjegjsinë për gjithë proceduërn që ka të bëjë me punsimin e puntorëve të huaj nën varësi me kohë të caktuar, e dmth, me lëshimin e autorizimit (nulla osta) për punësim të puntorit të huaj.  

Kërkesat ekzaaminohen nga Sporteli Unico për Migrimin, në radhë sipas kohës të arritjes, nëpërmjet një procedure që përfshin bashkpunimin e Inspektoratit Territorial të Punës – që ka kompetencën për verifiimin e vlefshmërisë të kushteve të kontratës të përfshirë në kërkesa - dhe Zyra e Migraimit të Questurës, e ngarkuar në verifikimin e kushteve të pranimit të puntorit në territorin Schengen.  Nëse procedura përfundon me përgjigje pozitive, punëdhënsi informohet mbi lëshimin e autorizimit (nulla osta) të punësimit, i vlefshëm për gjashtë muaj.

Me kërkesën e punëdhënësit, Sporteli Unico për Migrimin i transmeton autorizimin Përfaqsimit diplomatik të Vendit të banimit të puntorit.

Zyrat konsullore të Vendit të banimit ose të origjinës të të huajit, mbas verifikimeve të rastit, lëshojnë vizën e hyrjes. 

Brenda 8 ditësh nga hyrja në Itali, i huaji duhet ti komunikojë me P.E.C Sportelit Unico për Migrimin, hyrjen e tij në Itali, duke bashkëngjitur kopjen e vizës e të vulës të hyrjes.

Ndjek thirrja e të huajit në Sportel, ku tregohet dita dhe orari kur duhet të prezantohet dhe dokumentat e nevojshme, për të vënë më pas firmën në kontratën e qëndrimit, e cila ruhet nga kjo zyrë dhe i dërgon kopje autoritetit konsullor kompetent dhe zyrës të punës kompetente.

Sporteli Unico për Migrimin i dorëzon menjherë të huajit kitin postal për kërkesën e lejës të qëndrimit për punë, i cili i dërgohet Zyrës të Migrimit të Kuesturës.  

Për të nënshkruar kontratën është e nevojshme prania e të dyja palëve. Përndryshe, përfaqsuesi i mundshëm duhet duhet të ketë me vete proçedurën speciale në formën e aktit publik ose deklaratë të shkruar e noterizuar.

Riçevuta e kërkesës të lejës të qëndrimit jep mundësinë të gëzohen të gjitha të drejtat e banimit, në veçanti regjistrimin në Gjëndjen civile e në shërbimin shëndetsor kombëtar.




Target

  • Tutti
  • Persone straniere

Servizio erogato da Prefettura di Cremona

Presso:

Prefettura di Cremona
Corso Vittorio Emanuele II, n. 17 - 26100 - Cremona (CR)