"Legalizmi" do të thotë vërtetimi i pozitës ligjore të Zyrtarit Publik i cili ka vënë firmën e tij në një dokument origjinal (akte, kopje dhe ekstrakte), si dhe që firma të jetë origjinale.
Prefektura – Zyra Territoriale e Qeverisë, me autorizimin e Ministrisë për Punët e Jashtme, kryen legalizimin e firmave nga e për jashtë shtetit.
Prefektura-U.T.G. legalizon vetëm:
· akte dhe dokumenta të formuar në Itali me qëllim që të kenë vlerë jashtë shtetit;
· akte dhe dokumenta të formuar nga përfaqësime diplomatike ose konsullore të huaja me qëndrim në Itali, me qëllim që të kenë vlerë në Itali, me përjashtim të dokumentave që nuk duhen legalizuar të vendosura nga ligje ose marrëveshje ndërkombtare.
KUJDES:
Legalizimi i firmave nuk është e nevojshme për aktet dhe dokumente të lëshuara nga një përfaqësim diplomatik ose konsullore të huaja me qëndrim në Itali, të shteteve të mëposhtme që kanë pranuar Konventën Evropiane të Londrës të 7 qershorit 1968 ose Konventën e Brukelit të 25 majit 1987: Austria, Belgjika, Qipro, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Lettonia, Liechtenstein, Luksemburg, Moldova, Norvegjia, vendet e Ulta, Polonia, Portugalia, Republika e Ҫekisë, Mbretëria e Bashkuar (Angli), Rumania, Spanja, Suedia , Svicra, Turqia, Ukraina.
Dokumentat e formuara ose për tu dërguar në Shtetet që bëjnë pjesë në Konventën e HAjës të 5 tetorit 1961 duhet të formalizohen duke vendosur pustillën c.d."Apostille" (parashikon një vulë të veçantë që vërteton se dokumenti është autentik dhe fuqinë ligjore të Autoritetit që e ka lëshuar), në vendin e legalizimit.
AKTE TË FORMUARA JASHTË SHTETIT:
Firmat në aktet e dokumentave të formuara jashtë shtetit nga autoritete të huaja e për tu sjellë në Itali, legalizohen nga përfaqsimet diplomatike ose konsullore italiane kompetente jashtë shtetit për Shtetin e prejardhjes,kështu nuk ka më arsye për tu legalizuar sërish.
INFORMACIONE TË DOBISHME:
I interesuari ose një person tjeëtr i deleguar prej tij mund ta paraqesi e/o të tërheqi dokuumentat për tu legalizuar direkt në Prefektura, duke u kujdesur të paraqesi aktin që duhet legalizuar e dokumentat e tjera që mund ti ketë të bashkëngjitura.
Aktet dhe dokumentat e lëshuara nga një përfaqësim diplomatik ose konsullor të huaja me qëndrim në Itali, që duhet të paraqiten në Itali, duhet të paguajn pullën (€ 16,00), me përjashtim të rasteve të parashikuara nga Konventat ndërkombtare që kanë fuqi ose të formuara nga ambasadat e konsullatat e Vendeve që i përkaqin Bashkimit Evropian.
DOKUMENTA NËN KOMPETENCËN E PROKURORISË
Deklaratat e bëra pranë noterit me firmën e personave privatë, akte gjyqësore e notarile dhe përkthime të bëra nga përkthyesit e betuar i regjistruar në regjistrin e Gjykatës duhen legalizuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës të cilit i përket ligjshëmria.
Për të prenotuar një takim për legalizimin e akteve ose documenta duhet të hyni në platformën online - Prenota online (legalizzazione). (Prenoto on line legalizim)
Linkun e pliatformës mund ta gjeni në sitin e Prefekturës, në seksionin "Servizi per i cittadini" ose duke klikuar mbi Prenota
Është e mundur të dërgoni me postë dokumentat për tu legalizuar,duke bërë kujdes të tregoni mirë vendin e huaj ku do dërgohen (në rast se janë dokumenta italiane) e t bashkngjisin një zarf me pullë e me adresn e shkruar, si dhe pullat e pagesës që nevojiten.
Adresa e dërgimit:
Ufficio Legalizzazione
C/o Prefettura di Cremona
Corso Vittorio Emanuele II, 17
26100 Cremona
Në zarfin e dërgimit është e nevojshme të vini brenda: dokumentat për tu legalizuar; një letër që e shoqëron ku tregohet Vendi i huaj ku ato do dërgohen; një zarf me vulë e adresën e shkruar ku mund ta dërgojmë; pullat për pagesën shtetit, nëse është e nevojshme.
Presso:
Prefettura di Cremona