DHËNIA E NËNSHTETSISË ITALIANE PËR MARTESË
Qytetari i huaj ose pa nënshtetsi i martuar me një qytetar italian mund të kërkojë të marri nënshtetësinë italiae sipas nenit 5 të Ligjit 5 shkurt 1992, n. 91, në rastet kur:
· banon ligjshmërisht në Itali të paktën prej dy vjet nga martesa;
· banon jashtë shtetin nga të paktën tre vjet nga data e martesës.
Bashkëshorti i huaj i një qyetari italian i cili është transfuar në Itali tre vjet mbas martesës të kaluar jashtë shtetit mund të paraqesi kërkesë për nënshtetësinë pa pritur dy vite të tjera, meqë kushti është plotësuar gjatë banimit jashtë shetit.
Nëse bashkshorti ka marrë më parë nënshtetsinë italiane, koha për të cilën flitet më sipër llogaritet nga data e betimit.
Për të gjitha rastet e përmendura më sipër koha përgjysmohet nëse bashkshortët kanë fëmijë të lindur ose të adoptuar.
Për të marrë nënshtetsinë për martesë, është kusht themelor dhe i pandyshueshëm, regjitrimi në regjistrin e Gjëndjes Civile të komunës të banimit, të martesës të lidhur jashtë shtetit.
Nga momenti i prezantimit të kërkesës deri në hyrjen në fuqi të dekretit të dhënies të nënshtetsisë, nuk duhet të bëhet zgjidhja, anullimi ose mbarimi i efekteve civile të martesës, as ndarja personale e bashkëshortve, përndryshe refuzohet kërkesa; megjithatë, vdekja e bashkshortit mbi të cilin nisi proçedura nuk shkakton refuzimin e saj.
Në rastin kur ka pajtim të bashkëshortve, të gjitha kohët e treguara më sipër fillojnë sërish nga data e pajtimit.
DHËNIA E NËNSHTETËSISË ITALIANE PËR VENDBANIM TË LIGJSHËM TË PANDRPRERË NË ITALI
Qytetari i huaj ose pa nënshtetësi mund të kërkojë të marri nënshtetësinë italiane sipas nenit 9 nga Ligji 5 shkurt 1992, n. 91, në rastet kur:
· ka lindur në Italia e banon ligjshëmrisht ka të paktën 3 vjet, ose është fëmija o nipi në linj të drejtë i një qytetari italian për lindje, e banon në Itali nga të 3 vjet;
· është mbimoshë, i adoptuar nga qytetar italian ose fëmija e qytetarit të huaj që ka nënshtetsinë italiane e banon ligjmërisht në Itali prej të paktën 5 vjet, mbas adoptimit ose marrjes të nënshtetsinë të prindit;
· ka kryer shërbim, edhe jashtë shtetit, për të paktën 5 vjet për Shtetin Italian ose për tjetër Institucion Publik shtetëror (në rast shërbimi jashtë shtetit, nuk nevojitet të saktësohet banimi në Itali është e mundur të paraqesi kërkesën nëpërmjet autoritetit të konsullatës);
· të jetë qytetar B.E. e të banoj ligjmërisht në Itali prej të paktën 4 vjet;
· të jetë pa nënshtetësi ose të ketë marrë mbrojtjen internazionale e të banojë ligjshmërisht në Itali prej të paktën 5 vjet mbas njohjes të statusit që ka;
· të jetë qytetar i huaj e banues ligjshmërisht në Itali prej të paktën 10 vjet.
KOMUNIKIME
Të gjitha komunikimet që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies të nënshtetsisë qytetarit do i dërgohen kërkuesit nëpërmjet portalit web i përdorur për të bërë kërkesën.
Duhen monitoruar me kujdes adresat e postës elektronike të treguar në aktin e paraqitjes në paraqitjen e kërkesës, si dhe adresën e mailit të lidhur me identitetin SPID sepse është "banesa dixhitale".
Për të verifikuar praktikën e nënshtetësisë, të vizualizojnë gjendjen e zhvillimit të praktikës të vet e për të lexuar komunikimet e arritura duhet të hyni në pjesën private të portalit.
MËNYRA E PREZANTIMIT TË KËRKESËS
Qytetari i huaj mund të paraqesi kërkesën për lëshimin e nënshtetsisë italiana ekskluzisht on-line në adresën web: portaleservizi.dlci.interno.it
Për prezantimin e kërkesës sht e nevojshme të keni identitet dixhital SPID.
Në rast se të dhënat e veta, siç lexohen në sistemin SPID, nuk përputhen me dokumentacionin e bashkëngjitur me praktikën, është e nevojshme të sqarohen këto mospërputhje duke i bashkëngjitur kërkesës një vërtetim të konsullatës me të dhënat personale, detyrimisht të legalizuara më parë.
Gratë që duan të mbajnë mbiemrin e bashkëshortit, duhet të bashkëngjisin me kërkesn e tyre çertifikatën e martesës të lidhur jashtë shtetit, nga e cila shihet marrja e mbiemrit të tanishëm.
Formulari telematik i kërksës duhet plotësuar me shumë kujdes në të gjitha pjesët e tij, duke kontrolluar se keni skanuar ashtu si duhet para/mbrapa e që të mund të lexohen mirë të gjitha DOKUMENTAT E KËRKUARA:
· dokument identifikimi;
· leja e qëndrimit;
· riçevuta e pagimit të kontributit prej € 250,00, që duhet kryer nëprmjet derdhjes të parave në llogarinë bankare të postës n.809020 e regjiostrar si: Ministero dell'Interno - D.L.C.I. Cittadinanza, duke shkruar qartë si arsye causale: "Cittadinanza - contributo di cui all'art.1, comma 12, legge 15 luglio 2009, n.94"
· çertifikata e lindjes lëshuar nga Autoritet e vendit të tij të origjinës, legalizuar si duhet e që përfshin përkthimin në italisht të legalizuar, çertificatë penale të vendit të origjinës të përkthyer e të legalizuar si duhet.
· çertifikata penale e lëshuar nga Autoriteti i Vendit të vet të origjinës (e të Vendeve të tjera ku mund të ketë patur banimin), e legalizuar si duhet dhe me përkthimin të legalizuar në italisht. Ҫertifikata
penale e Vendit të origjinës, skadon sapo kalojnë gjashtë muaj nga data e lëshimit, në bazë të nenit 41 të D.P.R. 445/2000.
Qytetarët e huaj që kanë hyrë në Itali para se të mbushin vitin e 14° të jetës e që kanë banuar në mënyrë ligjore në Itali, mund të bashkangjisin vërtetim të plotësuar vet ose çertifikatë historike të banimit për të zëvendsuar çertifikatën penale të Vendit të origjinës.
Kërkuesit, të cilit i është njohur statusi i refugjatit ose mbrojtja subvencionuese nga Komisioni kompetent Territorial, mund të paraqesi në vend të çertifikatës të lindjes e asaj penale të Vendit të origjinës, së bashku me kopjet e dokumentave që vërtetojnë njohjen e mbrojtjes që ka.
Sqarojmë se personat që kanë mbrojtje umanitare ose speciale, nuk mund të paraqesin dokumenta zëvendsuese.
· Dokumentim të përshtatshëm, i cili provon njohjen e gjuhës italiane jo më të ulët se niveli B1 t Kuadrit të përbashkët evropian që mbahet si referim për njohjen e gjuhëve (QCER): titull studimi të lëshuar nga një institut i arsimit publik ose privat i njohur nga Ministria e Arsimit, nga Universiteti për Kërkime e nga Ministria e Punëve të jashtme dhe e Bashkpunimit ndërkombtar, domethënë duhet të paraqesi çertifikatën e posaçme të lëshuar nga një institucion i njohur nga Ministria e Arsimit, nga Universiteti për Kërkime e nga Ministria e Punëve të jashtme dhe e Bashkpunimit ndërkombtar ose nga Ministria e Arsimit, nga Universiteti për Kërkime. Përndryshe , të interesuarit duhet të paraqesin dokumenta të përshtatshme që vërtetojnë nivelin e kërkuar të gjuhës italiane, e lëshuar nga institucionet e njohura nga Ministritë e përmendura më sipër: Universiteti për të Huaj të Perugia-s, Universiteti për të Huaj të Siena-s, Universiteti Roma Tre e i Shoqërisë Dante Alighieri e të rrjetit të lidhur kombtar e ndërkombtar të institucioneve dhe enteve të njohura e që mund të gjenden lehtë në informacionet e publikuara në sitet e këtyre ministrive e institucione që lëshojnë çertifikata.
Nëse titulli i studimit ose çertifikata lëshohen nga një ent publik, kërkuesi duhet të bëjë vet çertifikatë, duke treguar numrin e regjitrimit, ndërsa, kur është institut i njohur, domethënë privat, ata duhet të bëjnë kopje të noterizuar.
Nuk duhet të paraqesin çertifikatë për njohjen e gjuhës qytetarët e huaj që i bashkëngjisin kërkesës të tyre marrëveshje për intergrim të nënshkruar (sipas nenit 4-bis të D. Lgj. 286/1998), ose lejë qëndrimi KE/BE për qëndrim për kohë të gjatë akoma të vlefshme.
Ata që kanë nënshkruar marrëveshje për intergrim sipas nenit 4 bis me tekstin e vetëm sipas dekretit legjislativ 25 korrik 1998, n. 286 dhe mbajtësit e lejës të qëndrimit BE për banues me kohë të gjatë, sipas nenit 9 t D. Lgs. Të cituar më sipër, në momentin e paraqitjes të kërkesës duhet të japin të dhënat e nënshkrimit e të marrëveshjes e të titullit të qëndrimit që nuk ka skaduar.
· Gjithashtu është e nevojshme të deklarohen se të ardhurat e tre viteve të fundit, janë më të larta se kufiri i vendosur nga neni. 3 i D.L. 382/1989, i kthyer nga L. 8/1990.
Në rast se nuk ka të ardhura të tija, ose ka të ardhura më të ulta se ky kufi, mund të jepen të ardhurat e pjestarve të tjerë të familjes që janë në njëjtën njësi familjare të personit që bën kërkesën.
Presso:
Prefettura di Cremona