Bashkimi familjar


KUSH MUND TË PARAQESI KËRKESË PËR BASHKIM FAMILJAR?

I huaji që do të kërkojë bashkimin familjar duhet të ketë marrë kartë banimi të rregullt ose lejë qëndrimi që ka kohëzgjatje të paktën për një vit, ose kur është e vlefshme ose mbasi ka bërë kërkesë për rinovim në kohën e parashikuar, e lëshuar për arsye pune të varur ose të pavarur, për azil politik, mbrojtje për ndihmë, studim, arsye fetare ose familjare.


PËR CILËT FAMILJARË MUND TË KËRKOHET BASHKIMI?

· Bashkëshorti që ka mbushur 18 vjet e nga i cili, personi që banon në Italia nuk është i ndarë me ligj;

· Fëmijët që në momentin e paraqitjes të kërkesës për bashkim, të kenë më pak se 18 vjet, edhe për ata që janë të bashkëshortit ose të lindur jashtë martesës, me kusht që të mos jenë të martuar e që prindi tjetër (nëse është në jetë) të ketë dhënë miratimin. Fëmijët minorenë të adoptuar, nën kujdestari ose nën mbrojtje janë njësoj me fëmijët;

· Fëmijët mbi moshë që janë në ngarkim të të huajit që banon në Itali, kur nuk mund të plotësojnë vet nevojat kryesore për jetesën,për arsye shëndetsore, që shkaktojnë invaliditet total;

· SHËNIM.: në këtë rast sëmundja dhe invaliditeti duhen vërtetuar me dokumentime mjeksore,nga mjeku i emëruar nga Ambasada italiane kompetente për vendin e prejardhjes të familjarëve për të cilin kërkohet bashkimi e shpenzimet do paguhen nga kërkuesi.

· Prindrit në ngarkim:

o – deri në moshën 65 anni: nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në Vendin e origjinës ose të prejardhjes e janë plotsisht në ngarkim të fëmijës në Itali (nuk kanë asnjë të ardhur);

o - mbi 65 anni: nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në Vendin e origjinës ose të prejardhjes ose kur fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi të mbajnë prindrit për arsye të rënda shëndetsore të dokumentuar e të vërtetuar nga Ambasada Italiane në atë Vend.

SHËNIM.: Në rast se prindrit kanë mbi 65 vjet, nevojitet një siguracion shëndetsor privat që mbulon “të gjitha rreziqet në territorin kombëtar", dhe me regjistrimin në Shërbimin shëndetsor.

· Prindi naturor i minorenit që banon regullisht në Itali me prindin tjetër.

Kërkesa për autorizim (nulla osta) mund të paraqitet nga prindi që banon rregullisht në Itali. Për kushtet mbi të ardhurat dhe banesën, merren parasysh kushtet e prindit që banon rregullisht në Itali.


CILAT JANË KUSHTET PËR TË BËRË KËRKESË?

Të jesh në poses të:

· Të ardhura, duke patur si riferim çekun social i shtuar në bazë të llogaritjes që merr parasysh pjestarët e familjes;

· banesë, që duhet të ketë gjithë kushtet higjenike e shëndetsore, të vërtetuar nga çertifikata e përshtatshmrisë që vërteton përshtatshmrinë higjenike e shëndetsore të banesës për të mikpritur familjarin për të cilin kërkohet bashkimi. Ҫertifikata duhet kërkuar n Komuna ku ndodhet banesa.


PROҪEDURA

Kërkesa për bashkim familjar mund të prezantohet vetëm online, nëpërmjet hyrjes me kredenciale SPID në portalin e dedikuar nga Ministria e Brëndshme që arrihet në sitin web portaleservizi.dlci.interno.it.

Gjatë fazës të plotësimit kërkuesi duhet të tregojë Sportelin Unico për Migrimin të Cremonës vetëm nëse është banues në Komunën e provincës të Cremonë, duke bashkëngjitur me kërkesën dokumentacionin e kërkuar në formatin dixhital.

Në momentin dërgimit të kërkesës duhet bashkëngjitur dokumentacioni i kërkuar, që provon kërkesat e gjëndjes civile, mbi të ardhurat dhe banimin. Të dhënat e gjendjes civile të kërkuesit dhe familjarve që do bashkohen duhet të shkruhen ashtu si janë shkruar në pashaportë.

Zyra do shqyrtojë dokumentat e bashkëngjitura e më pas,do i dërgohet kërkuesit përgjigja e proçedimit VETËM nëpërmjet komunikimit me sistemin ALI në adresën e postës elektronike të treguar te kërkesa.

Përdoruesi mund të hyjë me kredencialet e veta në sistem për të kontrolluar nëse mund të ketë komunikime. Njëkohësisht, në rast se kur futen dokumentat nuk janë të mjaftueshme, jo të plota ose jo të përshtatshme, kërkuesi do informohet për integrimet e nevojshme nëpërmjet komunikimeve me sistemin ALI e duhet të dërgojë dokumentat e kërkuara.

Nëse kërkesa pranohet, Sporteli Unico për Migrimin cakton takim për kërkuesin për të dorëzuar dokumentat origjinale, kopjen e të cilave e ka dërguar, si dhe për ti dorëzuar komunikimin e lëshimit të lejës (nulla osta) për bashkimin, i cili i trasmetohet me anë telematike Përfaqsimit diplomatik-konsullor italian në Vendin ku ndodhet familja me të cilën do bëhet bashkimi.

Zyrat konsullore verifikojnë – nëprmjet dokumentave të dorëzuara nga kërkuesi – kushtet e nevojshme për lsëhimin e vizës të hyrjes, domethënë lidhjen familjare, martesë, moshën e vogël ose gjëndjen shëndetsore të familjarit. Nga momenti i komunikimit të lëshimit të lejës (nulla osta) duhen 6 muaj për kërkimin e vizës të hyrjes te autoriteti diplomatiko-konsullor italian në Vendin e origjinës të familjarit që bashkohet. Viza lëshohet ose refuzohet brenda 30 ditësh nga kërkesa.

SHËNIM. Dokumentat që vërtetojnë lidhjen e miqësisë (çertifikata e martesës ose çertifikatën e lindjes, të përkthyer e të legalizuar) prezantohen pranë Ambasadës italiane për të marrë "Vizën e hyrjes" duhen ruajtur sepse m pas do kërkohen edhe nga autoritetet italiane. 

Brenda tetë ditësh nga hyrja në Itali, i huaji që bën bashkimin duhet ti komunikojë SUI-t, me P.E.C , hyrjen e tij në Itali, duke bashkëngjitur kopjen e vizës e të vulës të hyrjes. Më pas i huaji thirret në Sportel, ku tregohet dita dhe ora kur do prezantohet në SUI për të regjistruar hyrjen në Itali, të presezantoj dokumentat origjinale që kërkohen në të njëtin moment të tërheqi kitin e postës i nevojshëm për të kërkuar lejën e qëndrimit për arsye familjare, e cila më pas i dërgohet Kuesturës. Në rast se nuk paraqitet te ky takim, praktika arkivohet, me përjashtim të rasteve kur nuk varen nga kërkuesi.

Në përfundim të proçedurës, i huaji merr lejën e qëndrimit për arsye familjare, që i lejon të regjistrohet në shërbimet e ndihmës, regjistrimin në kurse studimi ose formimi profesional, si dhe të kryej aktivitete pune të varur ose të pavarur e mund ta kthejë lejën e qëndrimit për arsye pune.  




Target

  • Tutti
  • Persone straniere

Servizio erogato da Prefettura di Cremona

Presso:

Prefettura di Cremona
Corso Vittorio Emanuele II, n. 17 - 26100 - Cremona (CR)